Parlamenti ukrainas miraton projektligjin që lejon të burgosurit të bashkohen me ushtrinë
2024-05-11 11:22:11

foto nga VCG

foto nga VCG

Parlamenti i Ukrainës miratoi një projektligj që do të lejonte disa të burgosur të regjistroheshin në Forcat e Armatosura, mes nevojës urgjente të vendit për personel ushtarak, shkruan “ATSH”.

Lëvizja vjen pasi forcat ukrainase përballen me një mungesë kritike të fuqisë punëtore, e përkeqësuar nga progresi i vazhdueshëm rus në fushën e betejës.

Masa legjislative nënkupton një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e Ukrainës për këtë çështje.

foto nga VCG

foto nga VCG

Më parë, autoritetet ukrainase kishin kundërshtuar me vendosmëri masa të tilla.

Kalimi i projektligjit në Parlament është një hap thelbësor, në pritje të miratimit përfundimtar nga kryetari i Parlamentit dhe presidenti.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas legjislacionit të propozuar, pjesëmarrja në mobilizim do të ishte vullnetare dhe e kufizuar për kategori të veçanta të burgosurish. Të përjashtuar nga përshtatshmëria janë individët e dënuar për dhunë seksuale, vrasje të shumta, korrupsion të rëndë dhe ish-zyrtarë të rangut të lartë. (Irma)