Bllokohen bisedimet për armëpushim me Izraelin, Hamasi tërhiqet nga bisedimet në Kajro
2024-05-11 17:27:56

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Delegacioni i Hamasit është larguar nga Egjipti, ku po zhvilloheshin bisedimet e armëpushimit në Gaza.

Hamasi njoftoi përmes një deklarate se pushtimi i Rafahut nga Izraeli dhe kapja e pikës kufitare të zonës kishin për qëllim pengimin e përpjekjeve të ndërmjetësve dhe përshkallëzimin e luftës, shkruan “Panorama”.

Hamasi ripohoi angazhimin ndaj propozimit aktual të armëpushimit.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Asnjë presion nuk do ta ndalojë Izraelin të mbrohet dhe të arrijë qëllimet e tij të luftës. Tetëdhjetë vjet më parë, në Holokaustin, populli hebre ishte plotësisht i pambrojtur ndaj atyre që kërkonin shkatërrimin tonë. Asnjë komb nuk erdhi të na ndihmonte”,- deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. (Irma)