Ministri Hasani: Europa më e plotë me integrimin e Ballkanit Perëndimor
2024-05-10 11:18:05

Ministri i Jashtem shqiptar Igli Hasani (Foto Atsh)

Ministri i Jashtem shqiptar Igli Hasani (Foto Atsh)

Në kuadër të Ditës së Europës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi panelin “Europa në shtëpi”. Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se Europa do të jetë më e plotë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani tha se përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, ekziston një interes i përbashkët. Sipas tij, mbetet thelbësor përshpejtimi i procesit të integrimit, pasi vetëm kështu Europa do të jetë më e plotë dhe më e sigurt, shkruan “ATSH”.

“Slogani “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, sot është teza parësore e politikës sonë të jashtme. Integrimi europian mbetet detyrim i madh moral i yni ndaj brezave të rinj”,- theksoi kryediplomati shqiptar.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare të BE-së, Hasani theksoi se është e rëndësishme që përshpejtimi i procesit të mbetet në fokus të axhendës. (Irma)