Kryeministrja lituane: Të hapur për dërgimin e ushtarëve në misione stërvitore në Ukrainë
2024-05-10 15:20:55

Kryeministrja e Lituanise (Foto Atsh)

Kryeministrja Ingrida Simonyte deklaroi se Lituania mbetet e hapur për dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë, si pjesë e misioneve stërvitore për ushtarët ukrainas.

Në një prononcim mediatik, Simonyte tha se Lituania, e cila është një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian, është e përgatitur të dërgojë ushtarë në misionet stërvitore në Ukrainë, shkruan “ATSH”.

“Ka autorizim parlamentar për ta bërë, por Ukraina nuk e ka kërkuar ende këtë gjë”,- tha ajo.

Lituania kishte shprehur më parë mbështetjen ndaj idesë së presidentit francez, Emmanuel Macron, për dislokimin e trupave tokësore perëndimore në Ukrainë.

Megjithatë, shtetet e tjera të BE-së e kanë kundërshtuar me vendosmëri këtë ide. (Irma)