Ministrja Kumbaro: Vetëm në prill gati 800 mijë turistë të huaj në Shqipëri
2024-05-10 15:08:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se gjatë muajit prill Shqipëria është vizituar nga rreth 800 mijë turistë të huaj, duke e çuar në më shumë se në 2.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në katër muajt e parë të vitit, raporton “ATSH”.

Kumbaro tha se ministria që ajo drejton është në koordinim me institucionet publike dhe sektorin privat për të menaxhuar flukset e larta dhe mbarëvajtjen e sezonit.

“Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në muajin prill duke e çuar në 2.3 milionë shifrën e flukseve turistike hyrëse gjatë muajve të parë të 2024 ose +38% më shumë se një vit më parë. MTM-ja në bashkëpunim me institucionet publike dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet; sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime nën zhvillimin e qëndrueshëm”,- shkroi ministrja Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave nga turoperatorët privatë, përgjatë vitit 2024 priten rreth 30% më shumë vizitorë të huaj se viti 2023, që u mbyll me gati 10.1 milionë turistë të huaj. (Irma)