Zv.kryeministri i Ukraines (Foto Rtsh)
Parlamenti i Ukrainës votoi për të shkarkuar zëvendëskryeministrin Oleksandr Kubrakov, i cili ka mbikëqyrur përpjekjet e rindërtimit gjatë konfliktit dhe ka përkrahur përpjekjet për të ngritur një korsi jetike të anijeve në Detin e Zi.
Kubrakov ndihmoi gjithashtu në sigurimin e rrugëve kryesore logjistike për miliona njerëz që u larguan pas nisjes së konfliktit me Rusinë në shkurt 2022, shkruan “RTSH”.
Shkarkimi i 41-vjeçarit vjen mes planeve për të ndarë ministrinë e tij të fuqishme në dy portofole të veçantë.
Kubrakov shkroi në rrjetet sociale se shkarkimi i tij nuk ishte diskutuar me të para votimit dhe nuk kishte mundësi të paraqiste në Parlament një raport të detajuar mbi aktivitetet e tij.
Mediat ukrainase raportuan se ligjvënësit nga partia e presidentit Volodymyr Zelenskiy po konsideronin ngritjen e dy ministrive të veçanta për të mbikëqyrur infrastrukturën dhe politikat rajonale.
Kubrakov u emërua zëvendëskryeministër në dhjetor 2022. Para kësaj, ai ishte ministër i Infrastrukturës. (Irma)