OKB: 200 palestinezë largohen çdo orë nga Rafahu
2024-05-10 16:11:15

Largimi nga Rafahu (Foto Rtsh)

Largimi nga Rafahu (Foto Rtsh)

Mesatarisht 200 persona largohen nga qyteti jugor palestinez Rafah çdo orë pas urdhrit të evakuimit të Izraelit, njoftoi agjencia UNRWA e Kombeve të Bashkuara, citon “RTSH”.

“Zhvendosja po vazhdon dhe njerëzit po largohen drejt Khan Younis dhe zonave qendrore. Nuk është e mundur të sigurohet numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur për momentin, duke pasur parasysh rrjedhshmërinë e situatës”,- deklaroi Juliette Touma, drejtoreshë e Agjencisë së Ndihmës dhe Punës për Refugjatët në Lindjen e Mesme.

Sipas një zyrtari të UNRWA-së, rreth 50.000 njerëz ishin larguar nga Rafahu që prej ditës së hënë.

Në Rafah ndodhen rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur brenda vendit.

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të Rafahut lindor që të largohen nga zona, duke rritur frikën se një sulm tokësor në Rafah, të cilin Izraeli e ka kërcënuar prej muajsh, ishte i afërt. (Irma)