“Miqësia si çelik” po forcohet më tej
2024-05-09 18:16:58

Foto nga VCG

Nga 7 deri më 8 maj, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi vizitë shtetërore në Serbi.Tetë vjet më parë, gjatë vizitës së presidentit Xi në Serbi, të dy krerët e vendeve vendosën të ngritën marrëdhëniet Kinë-Serbi në marrëdhëniet e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës. Kësaj radhe, dy krerët e vendeve njoftuan thellimin dhe ngritjen e marrdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Serbi dhe ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkët  Kinë-Serbi në epokën e re. Të dyja palët nënshkruan gjithashtu një deklaratë të përbashkët në lidhje me këtë dhe bënë dislokime të gjithanshme në shumë fusha. Serbia është bërë vendi i parë evropian që bashkërisht ndërton bashkësisë së fateve të përbashkë me Kinën, e cila pasqyron plotësisht natyrën strategjike, të veçantë dhe të nivelit të lartë të marrëdhënieve Kinë-Serbi.

Tani, Kina po nxit ndërtimin e modelizimin e stilit të Kinës dhe Serbia po nxit programin e zhvillimin “Serbia 2027  Përballohemi me të ardhmen”. Në këtë kohë, të dyja vendet shpallën të ndërtojnë bashkësinë e fateve të përbashkëta Kinë-Serbi që tregoin se të dyja palët kanë ndjekjen e vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta, domethënë kërkimi i zhvillimit të përbashkët, bashkëpunimi me leverdi reciproke dhe arritjet reciproke.

Si të krijohet bashkësia e fateve të përbashkët Kin-Serbi? Presidenti Xi tha se duhet të theksohet natyra strategjike e marrëdhënieve dypalëshe, t'i përmbahet natyrës pragmatike të bashkëpunimit dypalësh dhe të çohet përpara natyra inovative e marrëdhënieve dypalëshe. Këto tre propozime tregojnë drejtimin për ngritjen e “miqësisë si çelik”.

Foto nga VCG

Bashkëpunimi konkret është thelbi i ngritjes së miqësisë midis Kinës e Serbisë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, nga ura Zemun-Borça përtej Danubit deri te autostrada E763 që lidh Ballkanin dhe vendet fqinje, deri te hekurudha hungarezo-serbe, Kina dhe Serbia kanë ndërtuar bashkërisht "Një brez, një rrugë" duke arritur shumë rezultatet e shkëlqyera dhe këto rezualtatet përmirësuan jetesën e njerëzve në Serbi.

Këtë herë, Kina dhe Serbia ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin jo vetëm në fushat tradicionale si tregtia e importit dhe eksportit, transporti dhe infrastruktura energjetike, por edhe në fusha inovative si inteligjenca artificiale. Disa analistë theksuan se bashkëpunimi i ardhshëm midis Kinës dhe Serbisë do të fokusohet në përparimin teknologjik dhe energjinë e gjelbër, e cila do të ndihmojë në promovimin e ndërtimit të përbashkët “Një brez, një rrugë” dhe do të sjellë më shumë vrull për zhvillimin e dy vendeve.

Foto nga VCG

Vitet e fundit, me zbatimin e politikave dhe masave si përjashtimi i ndërsjellë i vizave dhe njohja reciproke e patentë shoferit mes dy vendeve, si dhe hapja e fluturimeve direkte ndërmjet Kinës dhe Serbisë, shkëmbimet dypalëshe të personelit janë rritur shumë. Më shumë njerëzit në Serbi dëshirojnë të mësojnë gjuhën kineze dhe më shumë kinezë shkojnë në Serbi për turizëm.

Për të përkrahur ndërtimin e fateve të përbashkëta Kinë-Serbi në epokën e re, presideti Xi shpalli 6 masa duke përfshirë marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kinës e Serbisë do të hyjë në fuqë më 1 korrik, Kina do të mbështesë 50 shkencëtarë të rinj serbë për të kryer shkëmbime kërkimore shkencore në Kinë në tre vitet e ardhshme, Kina do të ftojë gjithashtu 300 adoleshentë serbë për të studiuar në Kinë në tre vitet e ardhshme dhe do të inkurajojë kompanitë e transportit ajror nga të dy vendet që të hapin fluturime direkte nga Beogradi në Guangzhou etj. Këto masa në fushat ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, kulturore etj. do të japin energjinë e re për bashkëpunimin dypalësh dhe do të lejojnë popujtë e dy vendeve të shkëmbejnë më shumë.