Platforma online e Shenzhenit shton shërbimet në 9 gjuhë të huaja
2024-05-09 11:56:08

Ditët e fundit, "I Shenzhen", aplikacioni i shërbimeve qeveritare të Shenzhenit, qytet në Kinën jugore, pati përmirësime të përgjithshme, duke ofruar shërbime në nëntë gjuhë të huaja, si gjuhën angleze, japoneze, koreane, franceze, arabe, spanjolle, ruse, gjermane dhe portugeze. 

Më parë, ky aplikacion dhe faqja web e qeverisë së Shenzhenit ofronte shërbime vetëm në 4 gjuhë të huaja; në gjuhën angleze, franceze, japoneze dhe koreane.

Faqja web e qeverisë së Shenzhenit dhe aplikacioni "I Shenzhen" ofrojnë për të huajt në Kinë shërbime si investimet, punësimi, banimi dhe turizmi. 

Shtetasit e huaj mund të kryejnë 50 lloje regjistrimi në faqen web të qeverisë së Shenzhenit dhe aplikacionin "I Shenzhen", si hyja-dalja në kufi, sigurimet shoqërore, sigurimet mjekësore, regjistrimin e pasurisë së paluajtshme etj. (Xu Guang)