Policia gjermane largon protestuesit pro palestinezë nga Universiteti i Berlinit
2024-05-09 14:40:32

Berlin (Foto Panorama)

Berlin (Foto Panorama)

Policia gjermane largon protestuesit pro palestinezë nga Universiteti i Berlinit

Policia gjermane ka larguar protestuesit pro palestinezë nga kampusi i Universitetit të Berlinit “Freie”, të cilët po bënin thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, shkruan “Panorama”.

Rreth 100 studentë kishin vendosur tenda në kampusin e universitetit të martën, duke iu bashkuar thirrjeve të të ashtuquajturit “Koalicioni Studentor i Berlinit” për pushtimin e universiteteve gjermane.

Studentët nga universiteteve të ndryshme të Berlinit iu bashkuan protestës, duke mbajtur flamuj palestinezë, duke brohoritur në mbështetje të palestinezëve dhe duke dënuar qëndrimet e Izraelit dhe Gjermanisë.

Universiteti “Freie” njoftoi se protestuesit u përpoqën të futeshin brenda sallave të universitetit, në përpjekje për t’i uzurpuar ato. Për pasojë, universiteti bëri kallëzime penale kundër protestuesve dhe pezulloi leksionet në disa ndërtesa.

“Është e papranueshme ta uzurposh pronën e universitetit. Ne e mirëpresim dialogun dhe debatin akademik, por jo në këtë mënyrë”,- tha Guenter Ziegler, president i Universitetit të Berlinit “Freie”.

Protestat studentore kundër luftës dhe kundër marrëdhënieve akademike me Izraelin, kanë filluar të përhapen nëpër Europë, por kanë ngelur shumë më të vogla krahasuar me ato në SHBA së fundmi. (Elona)