Nxiten shkëmbimet kulturore të zgjeruara midis Kinës dhe Bullgarisë
2024-05-07 16:14:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Në një aktivitet të organizuar nga Qendra Kulturore e Kinës në Sofje, që synon të nxisë mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve, u kërkua rritja e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Bullgarisë, shkruan “Xinhua”.

Në një letër urimi, zv.presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, deklaroi se në botën e sotme dëshira për të njohur tjetrin është më e rëndësishme se kurrë dhe në këtë mënyrë mund të kuptohen dhe të bashkëpunohet me sukses.

Tsonço Ganev, zv.kryetar i Parlamentit dhe kryetar i grupit parlamentar të miqësisë Bullgari-Kinë, tha se beson se lidhjet e qëndrueshme dhe ndjenjat miqësore midis qytetërimeve kineze dhe bullgare si dhe popujve do të vazhdojnë dhe ato do të formojnë një bazë solide për bashkëpunim dhe dialog të ndërsjellë në të ardhmen.

Wang Min, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Bullgari, tha se vitet e fundit, dy vendet kanë kryer një shkëmbim gjithnjë e më të afërt dhe të përzemërt mes njerëzve dhe kulturore.

Gjatë diskutimeve, ish-këshilltari për politikën e jashtme të kryeministrit bullgar, Bojan Çukov, shprehu besimin se ky ishte fillimi i një sërë takimesh të tilla dhe me kënaqësi do të vazhdonte këtë bisedë me përfaqësues nga Kina.

Veprimtaria u bashkorganizua nga Shoqata Kineze për Mirëkuptim Ndërkombëtar dhe gazeta lokale “China Today”. (Irma)