I dërguari i posaçm i Kinës për ndryshimin e klimës do të vizitojë ShBA-në
2024-05-07 17:59:03

Foto nga Xinhua

Liu Zhenmin, i dërguari i posaçëm i Kinës për ndryshimin e klimës, do të udhëheqë një delegacion që do të vizitojë ShBA-në nga 7 deri më 16 maj, për të zhvilluar bisedime me të dërguarin të posaçëm presidencial  për klimën të ShBA-së, John Podesta, njoftoi të martën Ministria e Ekologjisë dhe e Mjedisit e Kinës.

Të udhëhequr nga konsensusi i dy krerëve të shtetit, të dy palët do të zhvillojnë diskutime të hollësishme mbi Deklaratën e Sunnylands-it për Rritjen e Bashkëpunimit për të Trajuar Krizën Klimatike dhe marrëveshje të tjera. Ato do të diskutojnë gjithashtu mbi promovimin e bashkëpunimit për klimën midis Kinës e ShBA-së për të arritur rezultate konkrete, sipas ministrisë.

Ministria shtoi se Liu do të angazhohet me palët përkatëse të OKB-së dhe me pushtetin vendor e institutet e studimit të politikave në ShBA për trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe çështje të tjera.