Azerbajxhani zyrtarizon heqjen e vizave me Shqipërinë, presidenti Alijev firmos dekretin
2024-05-07 15:49:12

Flamujt e Shqiperise dhe Azerbajxhanit (Foto Atsh)

Azerbajxhani ka krijuar mundësi të reja për shtetasit shqiptarë, të cilët do të mund të udhëtojnë pa viza atje për arsye turizmi apo biznesi, shkruan “RTSH”.

Presidenti Ilham Alijev firmosi dekretin “Për miratimin e marrëveshjes mbi bashkimin ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë” dhe “Për eliminimin e përbashkët të kërkesave për viza për personat që mbajnë pasaporta të rregullta ndërkombëtare”.

Sipas procedurave, Ministria e Ekonomisë e Azerbajxhanit do të sigurojë zbatimin e dekretit dhe më pas Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit do të njoftojë Ministrinë shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme mbi procedurat e nevojshme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. (Fatosi)