Turistë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë
2024-05-07 15:17:03

Stadiumi (Foto Atsh)

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, vitet e fundit është kthyer në një qendër atraksioni për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë, shkruan “ATSH”.

Vend të rëndësishëm në këtë mozaik të objekteve turistik zë edhe stadiumi kombëtar “Air Albania”.

Ai shkëlqen me veshjen e vet kuqezi, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar, që zgjon çdo herë interesin e turistëve për t’u vizitur.

I pozicionuar në hartën turistike të Tiranës, në “Air Albania” shihen vazhdimisht grupe me turistë të huaj, që vizitojnë ambientet përreth tij.

Por pamjet e flukseve të shtuara të vizitorëve të huaj, ndeshen thuajse në të gjitha pikat kyçe të Tiranës, si bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Skënderbej”, “Piramida”, në Bunk Art, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare. (Fatosi)