Izraeli fillon evakuimin e Rafahut përpara operacionit të planifikuar ushtarak
2024-05-07 16:11:53

Palestinezet ne ikje (Foto Atsh)

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) filluan të hënën të evakuojnë qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës, përpara operacionit të pritshëm ushtarak atje, shkruan “ATSH”.

“Ne po fillojmë një operacion me shtrirje të kufizuar për të evakuuar përkohësisht banorët e Rafahut lindor”,- tha një zëdhënës i IDF-së.

IDF-ja u bëri thirrje banorëve të pjesës lindore të qytetit në kufi me Egjiptin që të lëvizin në kampin “al-Mawasi” në Mesdhe disa kilometra në veri.

Ata u informuan me mesazhe me tekst, telefon, fletëpalosje dhe përmes mediave në gjuhën arabe.

IDF-ja bëri të ditur se furnizimi me ndihma humanitare për popullatën do të vazhdojë pa pengesa gjatë operacionit të evakuimit.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës terroriste islamike palestineze Hamas në Kajro për një armëpushim të ri në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë më parë nuk dhanë ndonjë rezultat. (Fatosi)