Banka e Shqipërisë: Rritja ekonomike llogaritet në 3.8% gjatë 2024-s
2024-05-07 17:26:16

Biznes ne Shqiperi (Foto Atsh)

Biznes ne Shqiperi (Foto Atsh)

Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar publikuar së fundi, analizon ecurinë e ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria rezulton se do të ketë rritjen më të lartë të ekonomisë, shkrua “ATSH”.

“Pritshmëritë janë që gjatë 2024-s rritja ekonomike në Shqipëri do të kap nivelin 3.8% duke lënë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Vendet e rajonit vlerësohet se do të kenë një rritje ekonomike nën 3% duke përjashtuar Serbinë”,- thuhet në raportin e BSH-së.

Banka Qendrore bëri të ditur se rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë sipas sektorëve, por kontributin më të fortë e ka dhënë sektori i shërbimeve që lidhet direkt me turizmin, rritja e investimeve të huaja.

Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Serbisë, sa i përket normës më të ulët të papunësisë e cila në fund të 202-shit  rezulton 10.7%.

Banka Qendrore vëren se ekonomia në vendet e Ballkanit Perëndimor u rrit mesatarisht me 3.1% vitin e kaluar. Pothuajse të gjitha vendet regjistruan rritje pozitive të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetur kryesisht nga forcimi i kërkesës së brendshme dhe rritja e eksporteve të shërbimit të përqendruara në aktivitetin e turizmit.

Kjo ecuri ka krijuar hapësirë për uljen e mëtejshme të borxhit publik në raport me PBB-në në gjithë rajonin, ku Shqipëria dhe Mali i Zi shënojnë nivelet më të larta, respektivisht 59.2% dhe 60.2%. (Irma)