Bankat, mbi 2.7 miliardë lekë kredi për bujqësinë
2024-05-07 15:19:47

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Bankat tregtare gjatë vitit 2023 dhanë 2.7 miliardë lekë kredi për sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimin.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me një vit më parë, pesha specifike e kredisë të dhënë për bujqësinë u rrit me 5.6%.

Bujqësia është si një sektor me potenciale të mëdha për të rritur kreditimin.

Me një kontribut në rritje në ekonominë e vendit, punësimin dhe eksportet, bujqësia është kthyer tashmë në vëmendjen e plotë të politikave të qeverisë duke sjellë interes të shtuar edhe të biznesit për sipërmarrje të reja në shumë fusha që ofron bujqësia, njofton “ATSH”.

Ekspertët presin që huadhënia të zgjerohet edhe më shumë për periudhën në vijim, nxitur edhe nga skemat e ndryshme të mbështetjes që po aplikon qeveria në bashkëpunim me programet e huaja.

Ndërkohë që skema e garancisë sovrane për fermerët, me 1 miliard lekë është një tjetër mbështetje për fermerët, që u krijon akses për kredi nga bankat tregtare. (Fatosi)