OKB: Në Gaza çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre
2024-05-06 15:22:31

Gaza (Foto Shqiptarja.com)

Gaza (Foto Shqiptarja.com)

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre në Rripin e Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet prej 7 muajsh, njofton “ATSH”.

Në një deklaratë nga llogaria në “X” e UNRWA-së thuhet se lufta në Gaza vazhdon të jetë një luftë kundër grave.

“Në Gaza e cila ndodhet nën sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 10 mijë gra dhe rreth 19 mijë të tjera janë plagosur. Çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre”, bëhet e ditur në deklaratë.

“Kushtet janë të tmerrshme, mbi 155 mijë gra shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji sigurojnë qasje në mënyrë shumë të kufizuar në ujë dhe produktet e higjienës”,- theksohet më tej në deklaratë.   (Fatosi)