Zhvillohet takimi trepalësh Kinë - Francë - BE
2024-05-06 17:45:58

Foto nga VCG

Të hënën paradite sipas orës vendore, presidenti Xi Jinping zhvilloi me ftesë një takim trepalësh Kinë - Francë - BE me presidentin francez Emmanuel  Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Xi shprehu kënaqësinë që u takua përsëri me presidentin francez Macron dhe presidenten e KE-së Von der Leyen.  "Franca është ndalesa e parë e vizitës sime të parë jashtë vendit këtë vit dhe takimi trepalësh i sotëm e ka rritur rëndësinë e kësaj vizite në Evropë. Kina i ka parë gjithmonë marrëdhëniet Kinë-BE nga një perspektivë strategjike e afatgjatë dhe e konsideron Evropën si një drejtim të rëndësishëm të diplomacisë së një vendi të madh me karakteristika kineze dhe një partnere të rëndësishme në realizimin e modernizimit të stilit kinez. Shpresoj se marrëdhëniet Kinë - Francë dhe marrëdhëniet Kinë-BE do të promovojnë njëra-tjetrën dhe do të zhvillohen së bashku," vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Bota sot ka hyrë në një periudhë të re turbullirash dhe ndryshimi, shtoi më tej Xi. Si dy forca të rëndësishme në botë, Kina dhe BE-ja duhet t'i përmbahen pozicionimit të partneritetit, të vazhdojnë dialogun e bashkëpunimin, të thellojnë komunikimin strategjik, të rrisin besimin e ndërsjellë strategjik, të arrijnë konsensus strategjik, të zhvillojnë bashkëpunim strategjik e të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënive dypalëshe, duke vijuar të japin kontribute të reja për paqen dhe zhvillimin botëror.