Besimtarët ortodoksë festojnë pashkën
2024-05-06 14:34:48

Pashka (Foto Atsh)

Pashka (Foto Atsh)

Besimtarët ortodoksë shqiptarë festuan të dielën pashkën, ditën më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë, shkruan “ATSH”.

Në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkës.

Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në kishat dhe katedralet në gjithë vendin.

Ata ndezën qirinjtë në kishë, duke marrë flakën e dritës së shpresës dhe çukitën vezët e kuqe, që simbolizojnë gjakun e Krishtit.

Bashkë me besimtarët ortodoksë festën e pashkës e festuan edhe besimtarët e feve të tjera. Shqipëria është e njohur për bashkëjetesën në harmoni të besimeve fetare, e cila konsiderohet si një vlerë e kombit shqiptar.   (Fatosi)