Tre buste të Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Kalabri
2024-05-06 17:47:25

Presidenti Begaj ne Kalabri (FOto Rtsh)

Presidenti Begaj ne Kalabri (FOto Rtsh)

Tre buste të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu iu shtuan komunave arbëreshe, në Kalabri; San Sofia, San Basile dhe Zangarona, njofton “RTSH”.

Pothuajse në çdo qendër të fshatrave arbëreshe ngrihet tashmë busti i Heroit Kombëtar Shqiptar si simbol që mban gjallë identitetin arbëror.

Në ceremonitë e inaugurimeve ishte i pranishëm dhe presidenti shqiptar Bajram Begaj.

Ai falënderoi banorët me origjinë arbëreshe për përpjekjet e tyre për të ruajtur identitetin kombëtar shqiptar.

“Tashmë, Skënderbeu nuk do të jetë më një kujtim, por do të jetë gjithmonë në jetesë së bashku me ju”,- tha presidenti Begaj.  (Fatosi)