Rusia lëshon urdhër-arrest për Zelenskyn
2024-05-06 15:18:08

Zelensky (foto Telegrafi)

Zelensky (foto Telegrafi)

Ministria e Punëve të Brendshme ruse lëshoi një urdhër arresti për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas nenit të Kodit Penal, thuhet në bazën e të dhënave në web-faqen e ministrisë, njofton “RTSH”.

Ende nuk është specifikuar arsyeja për të cilin u lëshua urdhri i arrestit për liderin ukrainas.

Baza e të dhënave rendit gjithashtu vendin e lindjes së personit të kërkuar, qytetin e Kriviy Rih në rajonin e Dnipropetrovsk.

Është publikuar edhe një foto e liderit ukrainas, e realizuar para se Rusia të niste konfliktin me Ukrainën.

Në mars të vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin.

(Fatosi)