Shëtitja me anije mbi Liqenin e Shkodrës, kryeministri Rama: Shijohet panorama mahnitëse
2024-05-06 16:25:38

Liqeni i Shkodres (FOto Rtsh)

Liqeni i Shkodres (FOto Rtsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, deklaroi se të shtunën se dy anijet e para turistike “BUNA” dhe “DRINI” kanë nisur shërbimin e tyre përgjatë Liqenit të Shkodrës, shkruan “RTSH”.

“Dy anijet e para turistike “BUNA” dhe “DRINI” kanë nisur shërbimin e tyre, duke ofruar një panoramë të pa shijuar më parë nga shumëkush në zonën e bukur të Liqenit të Shkodrës”,- shkruan kryeministri Rama.

Rikthimi i lundrimit turistik në Liqenin e Shkodrës, po u jep mundësinë qytetarëve dhe vizitorëve të shijojnë magjinë e ujërave dhe peizazhit të liqenit më të madh në Ballkan.

Qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë mundësuar dy anijet e para turistike me kapacitet prej 33 vendesh secila, që do të shërbejnë për lundrimin në liqen dhe lidhjen mes Shkodrës dhe Malit të Zi, siç ka ekzistuar ndër vite.

Anijet i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna.  (Fatosi)