Përgatitet reforma e re e pensioneve
2024-05-06 18:11:22

Autoritetet shqiptare po përgatitin një reformë të re të pensioneve, shkruan “Panorama”. Reforma e cila pritet të dalë deri në fund të këtij viti, parashikon të rrisë masën e pensioneve që aktualisht janë të ulëta si dhe të ulë vitet e kontributeve.

Prej disa muajsh qeveria me asistencën e Bankës Botërore është duke parë aspektet, të cilat duhet të korrigjohen apo të ndryshojnë.

Ekspertët e fushës janë duke diskutuar një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre më të larta.

Aktualisht Shqipëria ka rreth 800 mijë pensionistë dhe 1.3  milionë të punësuar.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat mesatare të pensionistit të qytetit në vitin 2022 ishin 18,615 lekë në muaj ndërsa të ardhurat mesatare të pensionistit të fshatit ishin 10,888 lekë në muaj.  (Fatosi)