Industria e prodhimit të letrës në Kinë pati rritje të qëndrueshme në dy muajt e parë të vitit
2024-05-05 12:20:41

CFP

CFP

Industria kineze e prodhimit të letrës raportoi një rritje të qëndrueshme për sa i përket prodhimit, të ardhurave dhe fitimeve në dy muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat e industrisë, cituar nga “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, prodhimi i letrës dhe kartonit të prodhuar në makineri arriti në 22.42 milionë tonë, me një rritje vjetore prej 11.9 për qind.

CFP

CFP

Të ardhurat operative të firmave të mëdha të prodhimit të letrës u rritën me 7.5 për qind në baza vjetore në 213.55 miliardë juanë (rreth 30.05 miliardë dollarë amerikanë).

Fitimet totale të këtyre kompanive arritën në 6.42 miliardë juanë, duke u rritur me 336.7 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2023.

Ministria ia atribuoi rimëkëmbjen e fortë të industrisë uljes së kostove të lëndëve të para. (Irma)

CFP

CFP