Xi Jinping thekson hapjen e një terreni të ri në edukimin ideologjik dhe politik në shkolla
2024-05-12 15:22:15

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka theksuar përpjekjet  për të hapur vazhdimisht terrene të reja në ediukimin ideologjik dhe politik në shkolla në epokën e re. Zhvillimi i kurseve ideologjiko-politike në rrugëtimin e ri të epokës së re duhet të ndjekë udhëzimet e “Mendimit mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re” dhe misioni themelor i nxitjes së virtytit duhet të kryhet, tha presidenti Xi.

Presidenti Xi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një sistemi tekstesh shkollore me fokus në “Mendimit mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re” dhe integrimin e edukimit politik në të gjitha nivelet, nga shkollat fillore te universitetet.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai theksoi nevojën për përpjekje në mbështetjen e parimeve themelore dhe për të hapur një terren të ri për t’i bërë kurset më të synuara dhe tërheqëse. Shkollat e llojeve të ndryshme duhet të hapin vazhdimisht terrene të reja në edukimin ideologjik dhe politik në epokën e re dhe të nxisin individë të talentuar besnikë, patriotë, të përkushtuar dhe të aftë për të mbajtur mbi supe misionin e realizimit të përtëritjes kombëtare. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Udhëzimi i rëndësishëm i presidentit Xi u përcoll në një takim për nxitjen e zhvillimit të kurseve ideologjiko-politike për shkollat, të mbajtur në Pekin të shtunën. Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, Ding Xuexiang, theksoi gjatë fjalës së tij se duke ditur rëndësinë e ndihmës së studentëve për të kuptuar më mirë kushtet kombëtare dhe për të konsoliduar idealet dhe besimin e tyre, duhet përmirësuar edhe mekanizmi për garantimin e statusit dhe pagave të duhura për mësuesit.   (Fang Xiaoyu/Laçi)