Xi përgëzon Mulino-n për zgjedhjen si president i Panamasë
2024-05-12 15:17:45

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping ka uruar Jose Raul Mulino-n për zgjedhjen e tij si president i Republikës së Panamasë.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi vuri në dukje se vendosja e lidhjeve diplomatike midis Kinës dhe Panamasë në qershor të vitit 2017 hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se gjatë shtatë vjetëve, raportet mes dy kombeve janë zhvilluar me shpejtësi dhe kanë arritur rezultate të frytshme, duke sjellë përfitime të prekshme për njerëzit e të dy vendeve.

Xi tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka rezultuar të jetë në përputhje me interesat themelore të të dy vendeve dhe se nxitja e lidhjeve dypalëshe dhe respektimi i parimit të “një Kine” janë bërë një konsensus i përbashkët në të gjithë sektorët e të dy shoqërive.

“Kina dhe Panamaja janë miq të sinqertë të besimit të ndërsjellë dhe partnerë të mirë me përfitim reciprok.” - thotë Xi, duke vënë në dukje se ai vlerëson shumë zhvillimin e raporteve mes dy vendeve dhe është i gatshëm të punojë me presidentin Mulino për të nxitur shkëmbimet miqësore dhe për të udhëhequr marrëdhëniet dypalëshe për të ecur përpara dhe arritjen e një zhvillimi të thellë, në mënyrë që të përfitojnë njerëzit e të dy vendeve.  (Fang Xiaoyu/Laçi)