Foto nga CFP
Foto nga CFP
Kina dhe Franca do të punojnë së bashku për restaurimin e katedrales "Notre Dame" në Paris dhe mbrojtjen e Ushtrisë prej Terrakote në qytetin kinez Xian.
Sipas Muzeut të Vendit të Mauzoleut të Perandorit Qinshihuang në provincën Shaanxi të Kinës, përpjekjet e përbashkëta kërkimore me Fondacionin për Shkencat e Trashëgimisë Kulturore të Francës do të fokusohen kryesisht në mbrojtjen e mbetjeve prej druri dhe vende arkeologjike prej dheu.
Puna e përbashkët filloi me një dokument bashkëpunimi mbi restaurimin e katedrales "Notre Dame" nënshkruar në nëntor 2019. Që atëherë, departamentet përkatëse kineze dhe franceze kanë pasur disa raunde korrespondence për të diskutuar për çështjet përkatëse.
Si "Notre Dame", ashtu edhe Mauzoleu i Perandorit Qinshihuang,. janë vende të UNESCO-s.
Më 2019, katedralja "Notre Dame" u mbyll pas një zjarri të madh që shkaktoi dëme të mëdha në strukturën e saj të drurtë. Katedralja ka qëndruar e mbyllur që atëherë dhe planifikohet të rihapet në dhjetor 2024.