Foto China Association for Science and Technology
Publikuesi ndërkombëtar akademik "Springer Nature" ka nënshkruar kohët e fundit një letër synimi për bashkëpunim me Universitetin Fudan të Shangait, me qëllim që të krijojë një mekanizëm bashkëpunimi afatgjatë dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha të shumta.
Mark Spenlé, kryezyrtar operativ i Grupit "Springer Nature", theksoi se partneriteti përfaqëson një tjetër gur kilometrik në përpjekjet në rritje të "Springer Nature" për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar kërkimor të Kinës. "Springer Nature" do të ofrojë shërbime më cilësore në mbështetje të synimeve për nivel të lartë kërkimor të Universitetit Fudan dhe mirëpret thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy palëve në fusha të ndryshme, u shpreh ai.
Bashkëpunimi mbulon fusha të tilla si forcimi i kapaciteve kërkimore, rritja profesionale e shkencëtarëve që janë në fillim të karrierës dhe studimi i prirjeve ndërkombëtare të kërkimeve shkencore.
"Shangai nuk është vetëm një qendër komerciale, po edhe një qendër risish," tha Spenlé. "Springer Nature" hapi një zyrë në Shangai rreth 12 vjet më parë, përpara se të zgjerohej në qytete të tjera kineze.
Kina ka bërë përparim të madh në inovacion dhe ka kontribuuar në zbulime të shkëlqyera shkencore, shtoi ai. Në Treguesin e Qendrave Globale të Inovacionit, Kina kishte tre qytete apo rajone të renditura ndër 10 vendet e para në botë.