foto nga VCG
Të dielën kryeministri i Kinës Li Qiang i telefonoi Mikhail Mishustin-it për ta uruar për rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Federatës Ruse.
Li Qiang tha se nën drejtimin strategjik të presidentit Xi Jinping dhe presidentit Putin, partneriteti gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Rusi në Epokën e Re ka ruajtur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Besimi i ndërsjellë politik midis dy vendeve është thelluar vazhdimisht, bashkëpunimi reciprokisht i dobishëm ka avancuar në mënyrë të rregullt dhe shkëmbimet njerëzore e kulturore janë bërë gjithnjë e më të ngushta, duke sjellë përfitime të prekshme për të dy vendet dhe popujt e tyre.
“Jam i gatshëm të vazhdoj të punoj me kryeministrin Mishustin për të dhënë kontribute të reja për pasurimin e karakteristikave të marrëdhënieve Kinë-Rusi dhe forcimin e bashkëpunimit praktik mes dy vendeve.” – tha mes të tjerash kryeministri kinez Li Qiang.