OECD përmirëson perspektivën e rritjes globale për vitin 2024
2024-05-05 13:49:23

Oecd (Foto Anadolu)

Oecd (Foto Anadolu)

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ngriti parashikimin e saj për rritjen globale në vitin 2024 në 3.1 për qind, nga parashikimi i mëparshëm prej 2.9 për qind në shkurt, shkruan “CGTN”.

“Optimizmi i kujdesshëm ka filluar të përhapet në ekonominë globale, pavarësisht rritjes modeste dhe hijes së vazhdueshme të rreziqeve gjeopolitike”,- bëri të ditur organizata në raportin e saj të fundit tremujor.

Rritja e Kinës mbetet edhe më e fortë, me OECD që rrit projeksionin e saj në 4.9 për qind në 2024-s dhe 4.5 për qind në 2025-s, nga 4.7 për qind dhe 4.2 përqind, respektivisht.

Ekonomia e SHBA-së pritet të rritet me 2.6 për qind në vitin 2024, nga 2.1 për qind që pritej më parë dhe më shpejt se 2.5 për qind e vitit të kaluar. (Irma)