Ministri Gonxhja: Në 15 muaj janë regjistruar 17.436 biznese të reja
2024-05-05 15:04:19

Biznes ne Shqiperi (Foto Atsh)

Biznes ne Shqiperi (Foto Atsh)

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se aktiviteti i bizneseve në Shqipëri rezulton me rritje për sa i takon numrit të bizneseve të regjistruara në raport me ato të çregjistruara, shkruan “ATSH”.

Sipas tij, gjatë vitit 2023, në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 16.835 biznese dhe janë çregjistruar 3329 të tilla.

Ministri Gonxhja tha se në baza vjetore rezulton një diferencë pozitive e numrit të regjistrime prej 13.506 biznese të reja, duke theksuar se trendi pozitiv i këtij raporti ka vijuar edhe gjatë këtij fillimviti.

“Referuar statistikave të QKB-së, për periudhën janar-mars 2024 janë regjistruar 4785 biznese dhe janë çregjistruar 855. Ndërkohë që janë regjistruar 3930 sipërmarrje të reja  fizike, juridike. Në total, për periudhën 15-mujore (janar 2023-mars 2024) rezulton se janë regjistruar 17.436 biznese të reja, në sistemin e tatim-taksave”,- tha ministri. (Irma)