Kompanitë e listuara të Kinës raportuan rritje të qëndrueshme në vitin 2023
2024-05-05 11:44:37

CFP

CFP

Kompanitë e listuara në tregun e aksioneve A të Kinës raportuan rritje të qëndrueshme në vitin 2023, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze për Kompanitë Publike, citon “Xinhua”.

Të ardhurat e kombinuara operative të kompanive të listuara arritën në 72.69 trilion juanë (rreth 10.23 trilionë dollarë amerikanë) vitin e kaluar, duke u rritur me 0.86 për qind në baza vjetore.

CFP

CFP

Sipas shoqatës, fitimet e tyre neto ishin 5.71 trilionë juanë, duke cituar pasqyrat financiare të 5327 firmave të listuara në tregun e aksioneve A.

Shoqata njoftoi se kompanitë e listuara të Kinës vazhduan të përmirësonin performancën, të grumbullonin vrull të brendshëm dhe të arrinin zhvillim me cilësi të lartë. (Irma)