Ministrja Koçiu: Strategjia e Mbrojtjes Sociale synon mjesim fuqizues për individët në nevojë
2024-05-05 13:55:37

Ministrja Kociu (Foto Shendetesia.gov.al)

Ministrja Kociu (Foto Shendetesia.gov.al)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale ka si qëllim kryesor krijimin e një mjedisi fuqizues për çdo individ në nevojë, duke garantuar një jetesë dinjitoze përmes trajnimeve profesionale dhe riintegrimit në tregun e punës, shkruan “ATSH”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja solli shembullin e dy grave që merrnin ndihmë ekonomike, por tashmë janë të punësuara, duke sjellë të ardhura për familjet e tyre.

Në total MSHMS ka krijuar 120 mijë profile të individëve në moshë aktive pune, që janë pjesë e ndihmës ekonomike.

Janë krijuar plane TIP, për mbështetje specifike, individuale të këtyre individëve, si dhe janë krijuar pothuajse 20 mijë skeda, profile nga Shërbimi Social Shtetëror.

Rezultati i kësaj qasjeje është numri i punësimit që vjen në rritje. (Irma)