Bullgaria do të organizojë në gusht Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale
2024-05-05 13:45:10

Olimpiada ne Bullgari (Foto Atsh)

Olimpiada ne Bullgari (Foto Atsh)

Bullgaria do të organizojë Olimpiadën e parë Ndërkombëtare Studentore të Inteligjencës Artificiale, deklaroi sekretari i komitetit organizues të Olimpiadës Ballkanike të Matematikës, Aleksandër Velinov, shkruan “ATSH”.

Gara do të zhvillohet nga data 9 deri më 15 gusht në Burgas dhe tashmë janë regjistruar 27 ekipe nga 20 vende.

Sipas tij, qëllimi i Olimpiadës është që fëmijët të kuptojnë se si funksionon inteligjenca artificiale.

Ata do të zgjidhin problemet, do të bëjnë programe dhe sisteme dhe do të duhet t’i trajnojnë modelet në disa fusha - mësimin e makinerive, përpunimin e gjuhës natyrore dhe vizionin kompjuterik.

“Nxënësit do të duhet të merren me analizën e materialit fotografik, pas së cilës do të krijohen imazhe me inteligjencë artificiale, duke u kujdesur që të jenë etikë dhe të respektojnë disa rregulla”, shtoi ai.

Juria që do të vlerësojë konkurrentët, përbëhet nga profesorë dhe specialistë nga universitetet kryesore, përfshirë Oksfordin dhe Abu Dhabin.

“Qëllimi i organizatorëve të Olimpiadës është të shpjegojnë se çfarë bën inteligjenca artificiale dhe se njerëzit nuk duhet të kenë frikë për ta përdorur atë në jetën e tyre të përditshme”,- tha Velinov. (Irma)