Ministrja Balluku: Modernizimi i aviacionit i ka tejkaluar parashikimet
2024-05-04 19:00:50

Balluku (Foto Infrastruktura.gov.al)

Balluku (Foto Infrastruktura.gov.al)

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se projektligji “Për ofruesin e shërbimeve ajrore “Albcontrol”” i përgjigjet zhvillimeve që po shënon industria aeroportuale në Shqipëri, shkruan “ATSH”.

Ministjra Balluku tha se modernizimi i aviacionit i ka tejkaluar parashikimet. Në 5 vitet e fundit, duke nisur nga viti 2019, nisëm dizajnimin e një strategjie të mirëfilltë për zhvillimin e Aviacionit Civil, duke krijuar një mundësi të re të zhvillimit të vendit dhe Shqipëria do të ketë 4 aeroporte.

Balluku vuri në dukje se ndërkohë aeroporti i Kukësit është funksional.

Zv/kryeministrja deklaroi se në fund të dhjetorit 2024 përfundojnë punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës dhe më pas do të vijohet me proceduarën e licencimit të tij, me synimin që në pranverën e vitit 2025, të kemi ulje-ngritjet e para.

Balluku bëri të ditur se brenda muajit maj hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të katërt në jug të vendit, në Gjirokastër.

“Të gjitha këto zhvillime kërkojnë një rakordim edhe me bazën ligjore dhe të aktorëve të tjerë të sektorit, siç është rasti i navigimit ajror. Kemi kërkuar ndryshime ligjore për “Albcontrol” me qëllim që t’i përgjigjet zhvillimeve që po shënon ky sektor sot në Shqipëri”,- deklaroi Balluku. (Irma)