Turqia ndërpret të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin
2024-05-04 19:15:43

Gaza (Foto Rtsh)

Gaza (Foto Rtsh)

Lajmi u konfirmua nga një postim në platformën “X” nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, duke akuzuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, se shkel marrëveshjet duke bllokuar portet për importet dhe eksportet izraelite, shkruan “RTSH”.

“Me këtë vendim injorohen interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe marrëveshjet tregtare ndërkombëtare. Izraeli do të shfaqet me një ekonomi të fortë dhe të guximshme”,- deklaroi ministri i Jashtëm izraelit.

Më 9 prill, Turqia kishte njoftuar vendosjen e embargos së eksportit ndaj Izraelit për 54 kategori produktesh, si reagim ndaj operacioneve të ushtrisë izraelite në luftën e Gazës.

Katalogu në atë kohë përfshinte lloje të ndryshme produktesh, kryesisht materiale ndërtimi si alumini dhe çeliku, bojëra, kabllo elektrike, materiale ndërtimi, lëndë djegëse dhe lëndë të tjera të para.

Vëllimi i tregtisë midis dy vendeve u regjistrua në 6.8 miliardë dollarë në vitin 2023.  (Irma)