Kremlini: Bisedimet për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë nuk synojnë rezultat
2024-05-04 18:18:48

Peskov (Foto Rtsh)

Peskov (Foto Rtsh)

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se negociatat për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës pa pjesëmarrjen e Rusisë nuk synojnë asnjë rezultat, shkruan “RTSH”.

Lidhur me mbajtjen e Konferencës së Paqes për Ukrainën në Zvicër, Peskov e cilësoi një nismë që nuk është krijuar për rezultate.

Ai theksoi se qëndrimi i Rusisë për bisedimet e paqes është i njohur. “Është konsistente, është absolutisht transparente, është përsëritur shumë herë dhe është konfirmuar nga presidenti ynë”, shtoi zëdhënësi.

Më 11 prill, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, zhvilluan bisedime në Kremlin, ku lideri rus përsëriti se Moska zyrtare nuk kishte refuzuar kurrë të zgjidhte mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe kishte qenë gjithmonë e prirur drejt këtij opsioni të zgjidhjes së konfliktit. Lukashenko tha se marrëveshjet e Stambollit të përpunuara në pranverën e vitit 2022 mund të shërbejnë si pikënisje për negociatat për zgjidhjen e krizës ukrainase. (Irma)