Ministrja Manastirliu: Plan masash për rritjen e cilësisë në arsim
2024-05-04 18:59:31

Ministrja Manastirliu (Foto Rtsh)

Ministrja Manastirliu (Foto Rtsh)

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për një strategji të re për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri dhe rritjen e performancës në testet ndërkombëtare, si pjesë e përgatitjes për testin PISA 2025.

“Tre janë prioritetet tona absolute për të pasur një arsim cilësor: rritja e pagave dhe motivimi i mësuesve; modernizimi i kornizës kurrikulare lidhur me aftësisë teknologjike; investimet në infrastrukturën shkollore dhe në digjitalizim”,- deklaroi ministrja Manastirliu, citon “ATSH”.

Ajo theksoi se qeveria synon të arrihet arsimi cilësor dhe kjo synohet të arrihet deri në vitin 2030.

Për sa i përket testimit ndërkombëtar “Pisa 2025”, ministrja Manastirliu tha se ka nisur zbatimin e një plani afatmesëm veprimi, i cili përfshin një sërë masash kryesore.

Ajo shprehu optimizëm për një performancë më të mirë në PISA 2025 dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj strategjie në afat të gjatë.

Në fund, ministrja theksoi nevojën për adaptim të vazhdueshëm të sistemit arsimor, për të krijuar mundësi të barabarta dhe një ekosistem arsimor që i përgjigjet nevojave të kohës. (Irma)