Numri i lindjeve në Gjermani, në nivelin më të ulët që nga viti 2013
2024-05-04 18:20:05

Lindjet ne Gjermani (Foto Mylifeingermany)

Lindjet ne Gjermani (Foto Mylifeingermany)

Numri i lindjeve dhe martesave në Gjermani, në vitin 2023, ra në nivelin më të ulët të viteve të fundit, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Enti Federal i Statistikave, shkruan “ATSH”.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar në Gjermani kanë lindur rreth 693 mijë fëmijë, niveli më i ulët që nga viti 2013. Numri është ulur me 6.2 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në Gjermaninë Lindore, numri i lindjeve në vitin 2023 ra me 9.2 për qind në krahasim me vitin e kaluar, një rënie shumë më e madhe se në Gjermaninë Perëndimore, ku numri i të porsalindurve ra me 5.9 për qind.

Në vitin 2023 edhe numri i martesave është ulur me 7.6% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në rreth 361.000. Sipas të dhënave, ky është numri i dytë më i ulët i martesave që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1950, pas atij të vitit 2021. (Irma)