Xi Jinping dërgon mesazh urimi për Samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik
2024-05-04 19:10:16

Më 4 maj, Presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për të uruar hapjen e Samitit të 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Banjul. 

Xi Jinping vuri në dukje se Organizata e Bashkëpunimit Islamik është simboli i bashkimit dhe pavarësisë së vendeve islamike. Ajo dhe ka dhënë kontribute të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve islamike dhe ruajtjen e barazisë dhe drejtësisë ndërkombëtare. 

foto: VCG

foto: VCG

Kina dhe vendet islamike janë miq dhe partnerë të mirë, me një histori të gjatë miqësore. Vitet e fundit, Kina dhe vendet islamike kanë mbështetur njëra-tjetrën në çështjet e lidhura me interesat thelbësore dhe kryesore reciproke. Ata kanë arritur rezultate të frytshme në bashkëpunimin praktik dhe kanë përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet e tyre miqësore, duke dhënë shembullin e bashkëpunimit Jug-Jug. 

Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me vendet islamike për të përmirësuar miqësinë tradicionale, për të rritur besimin reciprok politik, për të thelluar bashkëpunimin praktik, për të zgjeruar shkëmbimet midis qytetërimeve, për të zbatuar së bashku Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global. Gjithashtu për të dhënë kontribut më të madh në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.(Xu Guang)