Kryeministri Rama: Shqipëria kryesoi trafikun ajror në mars
2024-05-04 18:23:14

Aeroporti i Tiranes (Foto Rtsh)

Aeroporti i Tiranes (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama publikoi raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) me klasifikimin për muajin mars për rritjen e numrit të pasagjerëve të transportit ajri krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta.

Sipas raportit, Shqipëria shënoi një rritje prej 233.3%, duke e cilësuar një arritje të vendit, shkruan “ATSH”.

“Shqiptarët kanë filluar të lëvizin më shumë, por edhe turistët e huaj kanë peshën e tyre në këtë klasifikim dhe shifrat flasin vetë. Edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore”,- deklaroi kryeministri Rama.

Sipas tij, të gjithë turistët që vijnë i bëjnë jehonë pozitive Shqipërisë kur kthehen në vendet e tyre.  (Irma)