Thrilleri aksion kinez “Formed Police Unit” kryeson arkëtimet
2024-05-04 19:06:45

CFP

CFP

Thrilleri kinez i aksionit “Formed Police Unit” kryesoi arkëtimet në Kinën kontinentale të enjten, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, citon “Xinhua”.

Filmi për policinë paqeruajtëse kineze arkëtoi 94.93 milionë juanë (rreth 13.36 milionë dollarë amerikanë) në ditën e dytë të publikimit.

Në vendin e dytë u rendit “The Last Frenzy”, një komedi kineze që eksploron zgjedhjet e jetës përballë vdekjes, me rreth 87 milionë juanë.

Thrilleri aksion i krimit i Hong Kongut “Twilight of the Warriors: Walled In” u rendit i treti me fitim ditor prej 51.56 milionë juanë në të ardhura nga arkëtimet.

Të ardhurat e arkëtimeve në Kinën kontinentale të enjten arritën në 343.03 milionë juanë. (Irma)