Kryeministri Rama: Aerodromi i Gjirokastrës është shndërruar në qendër të turizmit sportiv
2024-05-04 17:56:16

Aerodromi i Gjirokastres (Foto Atsh)

Aerodromi i Gjirokastres (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se arodromi i Gjirokastrës është shndërruar tashmë në qendër të turizmit sportiv.

Ndërsa ndau pamje nga fluturimet mbi këtë aerodrom, në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se vendosja në funksionim e këtij aerodromi ka ndikim të rëndësishëm në jetën social-ekonomike të rajonit të Gjirokastrës, shkruan “ATSH”.

Rijetësimi i aerodromit të Gjirokastrës i vjen në ndihmë zhvillimit të biznesit prodhues, tregtar, etj., që operon aktualisht në këtë zonë si dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme.

Aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati njëshekullore. Fluturimet e rregullta në të kanë nisur zyrtarisht në vitin 1929 me linjën ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë. Në funksion të vetë zhvillimeve historike, politike, sociale, ekonomike, etj të vendit tonë edhe fluturimet në aerodromin e Gjirokastrës do të ishin ato për transportin e pasagjerëve, postës, fluturime për qëllime ushtarake, tregtare, diplomatike, madje edhe në rastet e emergjencave civile. (Irma)