Policia turke ka sekuestruar ar kontrabandë me vlerë 1.4 milionë dollarë në provincën kufitare
2024-05-04 17:31:52

Lingota ari (Foto Adaderana.lk)

Lingota ari (Foto Adaderana.lk)

Policia turke sekuestroi lingota dhe byzylykë ari kontrabandë me vlerë 1.4 milionë dollarë në një operacion në provincën kufitare veriperëndimore Edirne, njoftuan mediat lokale, citon “Xinhua”.

Sipas medieve, forcat e sigurisë kapën dy kamionë që mbërritën në Turqi nga pikën kufitare me Bullgarinë, Kapikule, duke konfiskuar 23 shufra ari dhe 22 byzylykë floriri.

Ari i sekuestruar kap vlerën e 45.2 milionë lira turke, ose 1.4 milionë dollarë.

Inflacioni i shfrenuar, dobësimi i monedhës dhe tensionet gjeopolitike po rrisin kërkesën për ar në Turqi, sipas një raporti të Këshillit Botëror të Arit.  (Irma)