BE-ja akordon 1 miliard dollarë për flukset emigratore nga Libani
2024-05-03 11:23:58

Foto nga VCG

Bashkimi Europian akordon një paketë mbështetëse me vlerë një miliard euro për përballimin e flukseve emigratore nga Libani. Njoftimi u bë nga Bejruti nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti qipriot, Nikos Christodoulides.

Qeveria qipriote së fundi ngriti alarmin për numrin në rritje të refugjatëve sirianë që mbërrinin nga Libani dhe i bëri thirrje BE-së të veprojë, shkruan “ATSH”.

“Lidhjet mes Libanit dhe Europës janë të thella dhe të forta. Unë dhe presidenti Christodulides jemi këtu për të thënë se BE-ja mbështet fuqishëm Libanin dhe popullin e tij. Dhe ne duam të forcojmë bashkëpunimin tonë të gjatë”,- shkroi von der Leyen në “X”.

Me ndihmën financiare, BE-ja synon të ndalojë fluksin e refugjatëve nga Siria që aktualisht jetojnë në Liban.

“Paratë e BE-së do të përdoren për të forcuar shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale në Liban”,- theksuan zyrtarët e BE-së.

Fonde do të ndahen gjithashtu për autoritetet e sigurisë dhe Forcat e

Armatosura të Libanit, si dhe për luftën kundër bandave të trafikimit dhe për reformat ekonomike dhe financiare. (Elona)