Kryeministri Vuçeviç: Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Europian
2024-05-03 10:29:30

Foto nga VCG

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE).

Por, sipas tij, fakti që procesi është i ngarkuar nga kritere politike nuk mund të injorohet.

Ai theksoi se vendi do të ruajë marrëdhëniet miqësore me të gjitha vendet aleate të tij.

Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Qeveria u formua katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Afati i fundit për zgjedhjen e qeverisë së re ishte 6 maji.

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër Dhunës dhe NADA, akuzuan koalicionin e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet për vjedhje zgjedhore.

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, provinciale dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi janë vënë në dukje nga misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur parregullsi të rënda zgjedhore.

Në shkurt, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që kërkon nga autoritetet në Serbi të lehtësojnë një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara, me referencë të veçantë për zgjedhjet për Asamblenë e Qytetit të Beogradit. (Elona)