Kryeministrja estoneze: Anëtarësimi në BE, garanci e sigurisë së vendit
2024-05-03 10:36:55

Foto nga VCG

Në kuadër të 20-vjetorit të pranimit të Estonisë në Bashkimin Europian, kryeministrja Kaja Kallas theksoi rëndësinë e anëtarësimit në bllok për sigurinë e vendit të saj, shkruan “ATSH”.

“Situata e tanishme e sigurisë konfirmon se anëtarësimi në Bashkimin Europian siguron mbijetesën e vendit dhe na ndihmon të mbrojmë demokracinë tonë. Anëtarësimi në BE dhe NATO janë gurët e themelit të sigurisë sonë”,- tha Kallas.

“Përkatësia në familjen europiane i ka dhënë Estonisë sigurinë se ne nuk do të qëndrojmë më kurrë vetëm”,- tha ministri i Jashtëm Margus Tsahkna.

Përveç Estonisë, më maj të vitit 2004 në BE u anëtarësuan Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Malta dhe Qiproja. Ky ishte zgjerimi më i madh në historinë e BE-së.

“Pranimi i Estonisë në BE ka qenë një histori suksesi, që tani i mundëson vendit të mbështesë shtete të tjera si Ukraina në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”,- theksoi Kallas.  (Elona)