Kompania kineze fillon punimet në stadiumin kombëtar të Serbisë
2024-05-03 11:40:37

Foto nga Xinhua

Në Beograd të Serbisë u mbajt të mërkurën një ceremoni për nisjen e punimeve të ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të Serbisë nga Korporata e Ndërtimit të Enegjisë së Kinës (PowerChina).

Gjatë ceremonisë, një top futbolli u fut në themelet e godinës së re, me firmat e lojtarëve dhe zyrtarëve të shquar.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve më të forta, duke ofruar gjithashtu lehtësira për EXPO 2027 në Beograd.

"Kjo është një përpjekje e rëndësishme ndërtimore," tha Presidenti serb në një deklaratë për shtyp.

Ambasadori i Kinës në Serbi Li Ming, i shprehu mirënjohjen Presidentit dhe qeverisë serbe për mbështetjen e kompanive kineze. "Ne jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me partnerët serbë në realizimin e kësaj përpjekjeje bashkëkohore," tha Li. (Çang Çuo)