Qeveria skoceze i mbijeton votës së mosbesimit
2024-05-03 11:32:01

Kryeministri skocez (Foto Thestar)

Kryeministri skocez (Foto Thestar)

Qeveria skoceze i mbijetoi një vote mosbesimi, vetëm disa ditë pasi kryeministri Humza Yousaf njoftoi dorëheqjen e tij.

Vota e mosbesimit e udhëhequr nga laburistët ndaj qeverisë skoceze u hodh poshtë me 70 vota kundër 58, në Holyrood, Parlamenti skocez, shkruan “Xinhua”.

Votimi nuk kishte gjasa të kalonte pa mbështetjen e Partisë së Gjelbër, pasi kryeministri njoftoi largimin.

Yousaf, kreu i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), njoftoi dorëheqjen e tij të hënën. Ai ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm qëkur i dha fund një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit me Partinë e Gjelbër javën e kaluar.

Yousaf pranoi se ai e kishte nënvlerësuar nivelin e lëndimit dhe të mërzitjes të shkaktuar nga vendimi i tij për të ndërprerë lidhjet me Të Gjelbërit. Ai bëri thirrje për një garë lidershipi për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Yousaf do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër derisa të emërohet një udhëheqës i ri.

Sipas ligjit skocez, anëtarët e Parlamentit skocez kanë 28 ditë për të zgjedhur një zëvendësues.  (Elona)